Gjendet i vdekur një i mitur në fshatin Palabardh të Gjakovës

Një i mitur i gjinisë mashkullore është gjetur i vdekur sot në fshatin Palabardh të Gjakovës.
Lajmin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Gjakovës, Vlera Krasniqi.
Sipas saj, menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë së Kosovës, së bashku me ekipin mjekësor, ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Lidhur me rastin, në koordinim me Prokurorinë kompetente, është iniciuar procedura hetimore “Hetim i vdekjes”.
“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën se një person (mashkull i mitur) është gjetur pa shenja jete në fshatin Palabardh të Gjakovës. Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet relevante të Policisë së Kosovës, si dhe ekipi mjekësor, me ç’rast mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në koordinim me prokurorin është iniciuar rasti ‘Hetim i vdekjes’.”, tha Krasniqi.
Hetimet për rrethanat e ngjarjes po vazhdojnë.


