
Një grua ka pësuar lëndime të lehta pasi është goditur nga një veturë në rrugën “8 Maji” në Mitrovicë të Veriut.
Rasti ka ndodhur më 17 shtator, rreth orës 11:10. Sipas Policisë së Kosovës, një person dyshohet se derisa ishte duke drejtuar automjetin ka goditur këmbësoren dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.
Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa pas marrjes së trajtimit është liruar.
I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, pas konsultimit me prokurorin, është liruar në procedurë të rregullt.



