Gjendet pa shenja jete një 76-vjeçare në banesën e saj në Mitrovicë të Jugut

Një grua 76-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj në Mitrovicë të Jugut, paraditen e së enjtes, më 16.07.2026. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Sipas Policisë, rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.
Njësitë përkatëse policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Me urdhër të prokurorit kompetent është iniciuar rasti “Hetim mbi vdekjen”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion”, theksoi Zahiti.



