Hajnat grabiten rreth 20 mijë euro në një market në Klinë, Prokuroria e Pejes konfirmon rastin

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në marketin “Nora” në Klinë, ku persona të maskuar dyshohet se kanë arritur të marrin rreth 20 mijë euro.

Prokuroria e Pejes dhe Policia e Kosovës kanë nisur hetime intensive për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Po mund të konfirmoj që një vjedhje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Klinë. Persona të maskuar kanë hyrë brenda objektit pasi kanë arritur të thyejnë një mur. Si rezultat dyshohet se kanë arritur të grabisin rreth 20 mijë euro”, ka deklaruar Nikçi.

Sipas tij, menjëherë pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që rastin ta hetojnë hetuesit rajonalë.

Artikuj të tjerë

Back to top button