Hajrullahu: Fakulteti i Bujqësisë rrezikon të mbyllet

Në një konferencë të jashtëzakonshme për gazetarë, duke folur për tendën e KEDS-it në pronën e UP-së që po pengon largimin e shtyllës së tensionit të lartë te objekti i ri i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe funksionalizimin e objektit, rektori Arben Hajrullahu tha se ky fakultet, për mungesë hapësire të mësimit, rrezikon seriozisht të mos akreditohet dhe të mbyllet, njofton UP.

Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu bëri me dije se situata është shumë serioze dhe nuk ka më as edhe një orë për të humbur.

“Nuk mund ta zhvillojmë mësimin në ara, por na duhet shtëpi. Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinarisë nuk ka shtëpi”, tha ai, thuhet në njoftim.

Ai tha se UP-ja ka përkrahjen nga të gjitha institucionet publike për zhvendosjen e shtyllës të tensionit të lartë nga afërsia e objektit të FBV-së, por tregoi se KEDS-i nuk ka ndërmarrë asnjë hap për zhvendosjen e depos, edhe pse kjo gjë i është kërkuar edhe zyrtarisht nga universiteti prej fillimit të korrikut të vitit 2025.

“Me pamje të marra nga gjeoportali, një platformë online e pronave e Agjencisë Kadastrale të Kosovës, rektori tregoi se depoja që po rrezikon mbylljen e një fakulteti të rëndësishëm të UP-së, nuk ka ekzistuar para tetor të vitit 2020″.

Artikuj të tjerë

Back to top button