
Një problem i ka shqetësuar qytetarët e Kosovës.
Një mesazh i dyshimtë, një klikim i vetëm dhe llogaria juaj në WhatsApp mund të përfundojë në duart e hakerëve.
Raste të keqpërdorimit të aplikacionit po shoqërohen me apel për kujdes ndaj përdoruesve, veçanërisht ndaj kodeve të verifikimit që mund të përdoren për marrjen e kontrollit të llogarisë tuaj.
Se si mund të ruani llogarinë tuaj dhe ta evitoni këtë problem, në emisionin “Ora Shtatë” ka folur eksperti i sigurisë, Darsej Rizaj.
Sipas tij, problemi nuk ka përfunduar ende, derisa shtoi se ende është akiv.
“Mua ende po më shkruajnë njerëzit. Çka është ka ndodhur? Nuk kemi përgjigje. Nuk kemi përgjigje reale teknike, se si është duke u manifestuar krejt ky sulm, edhe qysh me u mbrojt, se sipas krejt informacioneve që kam personalisht, është që pa marrë parasysh, edhe nëse i ke krejt të aktivizuara mbrojtjet që i ofron WhatsApp-i, sulmuesit janë duke arritur me e thy llogarinë”, u shpreh ai në Klan Kosova.
Pos tjerash, Rizaj tha se disa llogari, këta sulmues po i përdorin për reklama jashtë vendit.



