Haradinaj: Në qeverisjen e Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovsës, Ramush Haradinaj gjatë vizitës në fermën bujqësore të Muharrem Hotit dhe Imer Durakut, në kuadër të aktivitetit “Korr e ha n’katun” në Krushë të Madhe ka vlerësuar nga afër punën dhe përkushtimin e fermerëve në zhvillimin e bujqësisë vendore.
Gjatë këtij takimi, siç bën të ditur AAK-ja u prezantuan edhe planet qeverisëse të Ardian Gjinit për sektorin e bujqësisë dhe mbështetjen që do të ofrohet për fermerët në të ardhmen.
Gjithashtu u theksua se kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi ka qenë vazhdimisht pranë fermerëve, duke i mbështetur edhe në periudha kur mungonte përkrahja e nevojshme institucionale nga niveli qendror.
Në këtë kontekst, u ritheksua se në qeverisjen e Ardian Gjinit, fermerët do të jenë në qendër të vëmendjes dhe mbështetjes institucionale, me synim fuqizimin e prodhimit vendor dhe zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë në vend.



