Haziri: Bashkëpunimi partiak e institucional, udha e vetme për ta thyer rrethin vicioz

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka deklaruar se bashkëpunimi partiak e institucional është rruga e vetme për ta thyer rrethin vicioz e për t’i dhënë fund krizave politike, që sipas tij nënkupton kthimin e stabilitetit.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri shtoi se Kosova sot ka nevojë për agjendë të zbardhur kur jemi në fund të javës së dytë pas zgjedhjeve të 7 qershorit.

“Cilido opsion që arrin marrëveshjen gjithëpërfshirëse, programin zhvillimor dhe agjendën strategjike duhet ta ketë në qendër të saj, ndërkaq skenari i ndarjes së përgjegjësive institucionale vjen në fund. Kemi premtu që Republika e Kosovës është faktor i stabilitetit rajonal, duke respektu vlerat demokratike. Ky rol i stabilitet rajonal buron nga stabiliteti dhe bashkëpunimi brenda Kosovës”, ka shkruar ai.

Pos tjerash, Haziri tha se Republika e Kosovës i ‘duron’ zgjedhjet e shpeshta vetëm kur e kujton që mundet me mbet edhe pa zgjedhje një ditë.

“Një njeri dhe një parti është kauzë e humbur me 17 shkurt! Republika, mbi të gjithë!”, përfundoi ai.

Artikuj të tjerë

Back to top button