
Një veturë me tre persona është ndaluar nga Policia në fshatin Prush të Gjakovës, por vozitësi ka ikur me shpejtësi sapo të dyshuarit kanë kuptuar se do t’u kontrollohej vetura.
Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë, në veturën “Golf 7” ndodheshin tre persona burra, shtetas të huaj. Gjatë ikjes, dokumentacioni dhe telefonat e të dyshuarve kanë mbetur te njësia policore.
Policia ka arritur ta lokalizojë veturën, ku është konstatuar se të dyshuarit kishin shkaktuar edhe vetaksident gjatë arratisjes.
“Vetura është konfiskuar ndërsa të dyshuarit janë në arrati. Lidhur me rastin është njoftuar edhe Prokurori Kujdestar”, thuhet në raportin e PK-së.



