
Foto: Inspektorati Qendror i Punës
Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar sot, më 10.08.2026, përkohësisht punimet në një objekt ndërtimi në Gjilan pas konstatimit të parregullsive dhe mungesës së masave të nevojshme për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve.
Gjatë inspektimit, zyrtarët kanë evidentuar mangësi që, sipas Inspektoratit, rrezikojnë sigurinë dhe shëndetin në vendin e punës.Për këtë arsye është nxjerrë vendimi për ndalimin e përkohshëm të punimeve në objekt, deri në eliminimin e mangësive të konstatuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për vazhdimin e punës.
Inspektorati Qendror i Punës ka bërë të ditur se do të vazhdojë mbikëqyrjen e zbatimit të legjislacionit të punës, veçanërisht sa i përket masave për sigurinë dhe shëndetin në punë.


