
Një numër i madh i rrugëve dhe lagjeve në qytetin e Pejës do të mbesin sot pa energji elektrike, për shkak të punimeve në kthinat e rrjetit elektrik.
Sipas njoftimit, ndërprerja do të zgjasë nga ora 10:30 deri në 15:30.
Pa energji elektrike do të mbesin rrugët Ali Pashë Tepelena, Avdyl Frashëri, Dr. Nuredin Çeku, Eqrem Çabej, Gjergj Fishta, Isa Boletini, Maria Shllaku, Rifat Burxheviq, Shaban Spahija, Bajram Kelmendi, De Rada, Enver Hadri, Lekë Dukagjini, Nëna Terezë, Onufri dhe Sheshi Haxhi Zeka, si dhe zona të tjera.
Ndërprerja do të prekë edhe Qendrën Spitalore të Pejës, Manastirin e Pejës dhe Ujësjellësin.
Pa rrymë do të mbesin gjithashtu fshatrat Bogë, Drelaj, Dugaivë, Haxhaj, Koshutan, Kuqishtë, Leqinat, Llaz, Llutov, Malaj, Neqinat, Pecaj, Pepiq, Reka e Allagës, Shkrel, Shtupeq i Madh, Shtupeq i Vogël, Stankaj, Levoshë dhe Maja e Zezë.
Ndërprerja është planifikuar për realizimin e punimeve në kthinat e rrjetit elektrik.



