
Qendra Kombëtare për Menaxhimin Kufitar ka publikuar të dhënat e fundit për pritjet në pikat e kalimit kufitar.
Sipas të dhënave, pritjet më të gjata për hyrje në Kosovë janë regjistruar në Muçibabë, ku qytetarët po presin deri në 50 minuta, ndërsa kolona e automjeteve ka arritur në 600 metra.
Në pikën kufitare Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje janë deri në 45 minuta, me kolonë rreth 350 metra. Për dalje nga kjo pikë, pritjet arrijnë deri në 35 minuta, me kolonë rreth 250 metra.
Pikat e tjera kufitare kanë ngarkesë më të ulët, me pritje kryesisht nga 3 deri në 10 minutat



