Komuna e Mitrovicës ndalon hyrjen me veshje të papërshtatshme

Komuna e Mitrovicës ka njoftuar se nga tani e tutje do të zbatohen rregulla të reja për kodin e veshjes në mjediset e administratës komunale.
Sipas njoftimit, nuk do të lejohet hyrja në objektet komunale për persona të veshur me: (Pantallona të shkurtra
Maica pa mëngë (për meshkuj dhe femra)
Minifunde)
Komuna ka theksuar se këto masa janë vendosur për të respektuar standardet e paraqitjes dhe për të ruajtur një ambient institucional gjatë ofrimit të shërbimeve për qytetarët.
Qytetarët që vizitojnë institucionin komunal ftohen të respektojnë kodin e ri të veshjes, për të shmangur pamundësinë e hyrjes në ambientet e



