Kosova renditet si vendi i dytë më i varfër në Evropë

Sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për vitin 2025 të publikuar nga Platforma WolrdAtlas, Kosova renditet e dyta si vendi më i varfër në Evropë, pas Moldavisë.
Sipas këtij raporti, ekonomia e Kosovës mbetet kryesisht e orientuar drejt shërbimeve dhe ndërtimit, ndërsa remitancat nga diaspora përbëjnë një burim të rëndësishëm të të ardhurave familjare.
Megjithatë, siç thuhet në artikull, sfida të mëdha vazhdojnë të jenë papunësia e të rinjve, e cila mbetet rreth 30 për qind, si dhe mungesa e integrimit të plotë ekonomik ndërkombëtar për shkak të njohjes së kufizuar.
Në renditjen rajonale të kësaj platforme, Kosova pasohet nga disa vende të tjera si Ukraina, Bosnja dhe Hercegovina, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bullgaria.
Shqipëria është përmendur si një nga ekonomitë me performancën më të mirë në këtë grup vitet e fundit, e nxitur kryesisht nga rritja e turizmit dhe investimeve, edhe pse ende përballet me emigrim të lartë dhe sfida strukturore në tregun e punës.
Renditja e 10 vendeve më të varfra në Evropë sipas WolrdAtlas:
Moldavia – rreth 19,700 dollarë
Kosova – rreth 20,400 dollarë
Ukrainë – rreth 21,000 dollarë
Bosnja dhe Hercegovina – rreth 22,800 dollarë
Shqipëria – rreth 25,600 dollarë
Maqedonia e Veriut – rreth 24,300 dollarë
Bjellorusia – rreth 25,500 dollarë
Serbia – rreth 28,500 dollarë
Mali i Zi – rreth 31,000 dollarë
Bullgaria – rreth 36,000 dollarë


