Kufizim të qarkullimit të mallrave mbi 20 tonë të dielen nga ora 11:00, deri në 17:30 pasdite

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizim të përkohshëm të qarkullimit në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, kufizimi vjen si pasojë e temperaturave të larta të parashikuara për ditën e nesërme, të cilat pritet të arrijnë 32 gradë Celsius ose më shumë.

Kufizimi në autoudhë do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30.

Ndërkohë, në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse, qarkullimi i automjeteve të rënda do të lejohet pa kufizime.

Nga kjo masë përjashtohen automjetet e organeve të rendit dhe sigurisë publike, shërbimeve emergjente dhe institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe ngasësve që të respektojnë kufizimin dhe ta planifikojnë qarkullimin në përputhje me orarin e përcaktuar.

Artikuj të tjerë

Back to top button