KQZ: Deri në orën 11:00 kanë votuar 80 mijë qytetarë, procesi po zhvillohet normalisht

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, ka bërë të ditur se deri në orën 11 të mëngjesit, 80,659 votues kanë ushtruar të drejtën e tyre të votës, që përbën 6.13 për qind të qytetarëve me të drejtë vote.

Ai ka shtuar se, sipas informatave nga komunat, procesi i votimit po zhvillohet normalisht dhe nuk ka probleme të mëdha deri më tani.

“Nga të dhënat preliminare nga 95 për qind e vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote deri në orën 11 është 80,659 votues apo 6.13 për qind e votuesve. Për krahasim, në të njëjtën kohë në raundin e parë kishin votuar 7.58 për qind ose 99,765 votues,” ka deklaruar Radoniqi.

Artikuj të tjerë

Back to top button