KRU “Bifurkacioni” u ndalon përkohësisht ujin banorëve të qytetit Hani i Elezit

Banorëve të qytetit të Hanit të Elezit u është ndërprerë uji paraditen e së martës (27.01.2026) për shkak të turbullimit të ujit të shkaktuar nga reshjet e mbrëmshme të shiut në fabrikën e ujit në fshatin Dimcë.

Kompania Rajonale e Ujësjellësit, “Bifurkacioni”, ka njoftuar nëpërmjet faqes së saj zyrtare në Facebook se konsumatorët “do të kenë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë deri në stabilizimin e gjendjes”

Lajmin për ndërprerjen e ujit në qytetin e Hanit të Elezit e ka konfirmuar edhe kryetari Mehmet Ballazhi.
Ai ka thënë nëpërmjet telefonit se ndërprerjet do të prekin vetëm konsumatorët e zonës urbane të qytezës kufitare të Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button