
Mësohet se Përparim Rama do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”.
I pari i Prishtinës, sipas burimeve pritet të paraqitet në prokurori rreth orës 13:00.
Dyshimet kryesore rreth projektit të “Arkitektit të Kryeqytetit” në Prishtinë ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën e lartë të kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe dyshimet për manipulim stafi dhe konflikt interesi.
Ky projekt, i iniciuar nga Komuna e Prishtinës nën udhëheqjen e Përparim Ramës, ka qenë në qendër të kritikave të opozitës dhe opinionit publik.
Intervistimi vije vetëm disa ditë pasi zyrtarë të VV-së kanë paralajmëruar një arrestimin të mundshëm të Ramës.
Ky paralajmërim fillimisht kishte ardhur nga deputeti i VV-së, Egzon Azemi.
“Përparim Rama… tik tak, tik tak…”, kishte shkruar ai në profilin e tij në Facebook.
Paralajmërimi kishte ardhur menjëherë pas ndryshimeve në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale.



