Pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës, Fehmi Hoti caktohet ushtrues i detyrës së drejtorit të Policisë së Kosovës

Fehmi Hoti është caktuar ushtrues detyre i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës, pas dorëheqjes së Gazmend Hoxhës nga kjo pozitë.


Lajmi është bërë i ditur nga Zyra e Kryeministrit, e cila njoftoi se Albin Kurti e ka pranuar kërkesën për dorëheqje të Hoxhës dhe e ka liruar atë nga detyra.


Sipas njoftimit, pas propozimit të ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, kryeministri Kurti ka caktuar Fehmi Hotin në pozitën e ushtruesit të detyrës së Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Kosovës.

Qeveria ka vlerësuar kontributin dhe angazhimin e Gazmend Hoxhës gjatë mandatit të tij në krye të Policisë së Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button