Kryeziu: Muhaxheri dhe Ahmeti tre palë zgjedhje të fituara, Abdixhiku tre të humbura

Gazetari Naim Kryeziu ka komentuar zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, duke bërë një krahasim mes kryetarëve komunalë dhe liderit të partisë në nivel qendror.
Sipas tij, dallimi mes performancës në nivel lokal dhe atij nacional është i qartë.
“Gazmend Muhaxheri dhe Imri Ahmeti përfaqësojnë modelin e politikanit lokal me rezultate të qëndrueshme, tre palë zgjedhje i kanë fituar,” ka thënë Kryeziu.
Tutje, ai thekson rolin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Në të kundërt, Lumir Abdixhiku është lider i nivelit qendror që ka marrë drejtimin e LDK-së në një periudhë të vështirë dhe ende nuk ka arritur të kthejë këtë rol në fitore zgjedhore në nivel nacional,” ka shtuar ai.
Sipas Kryeziut dallimi është shumë i thjeshtë dhe i qartë.
“Dallimi kryesor është i thjeshtë, Muhaxheri dhe Ahmeti i kanë fituar tre palë zgjedhje ndërsa Abdixhiku tre palë zgjedhje i ka humbur,” ka deklaruar Kryeziu.


