Kurti: Lamtumirë ‘Kreshniku i Zhabarit’, Ajet Uka mbetet i pavdekshëm në kujtesën tonë

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti sot ka shkuar në fshatin Zhabat të Mitrovicë për ngushëllime të familja e të ndjerit Ajet Uka, i cili ishte aktivist i kësaj partie.
Postimi i Albin Kurti:
Sot ishim në t’pame me rastin e vdekjes së bacës Ajet Uka. “Kreshniku i Zhabarit”, siç e njohin të gjithë, ishte ushtar i UÇK-së, veprimtar dhe aktivist i hershëm i Lëvizjes VETËVENDOSJE!.
Gjatë luftës ishte bashkëluftëtar i Bekim Berishës “Abeja” dhe Bedri Shalës, duke kontribuar në sigurimin e armatimit dhe në shërbim të luftës çlirimtare. Nga ky njësit ai u njoh me nofkën Plaku. Pas luftës vazhdoi angazhimin publik e politik me përkushtim të palëkundur, duke mbetur figurë e respektuar në Mitrovicë dhe më gjerë.
Ai ishte pjesëmarrës aktiv në protestat e organizimet e Lëvizjes VETËVENDOSJE! me ç’rast në njërën prej tyre humbi pjesërisht shikimin, por asnjëherë idealin për drejtësi e atdhe. Pas vetes la tre djem e tre vajza si dhe kujtimin e një burri që jetoi me nder, sakrificë dhe dashuri për vendin.
Baca Ajet, Ajet Uka, luftëtar i UÇK-së, aktivist i LVV-së, i pandalshëm: patriot e punëtor, me plis të bardhë mbi kokë sipër syve që i qeshnin gjithnjë. Jemi krenar që e patëm e nuk do ta harrojmë kurrë.
Qoftë i lehtë dheu i Kosovës për të cilën veproi e sakrifikoi!



