
Lidhja Demokratike e Kosovës ka propozuar emrat e deputetëve për përbërjen e 16 komisioneve parlamentare.
Kjo parti do të ketë dy kryetarë komisionesh, Jehona Lushaku-Sadriu, e propozuar për kryetare të Komisionit për Integrimin Evropian, dhe Besian Mustafa, i propozuar për kryetar të Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike.
Pjesa tjetër e deputetëve të LDK-së janë propozuar si zëvendëskryetarë dhe anëtarë në komisionet përkatëse.
Propozimet nga LDK-ja:
- Komisioni për Buxhet, Punë e Transfere, Avdullah Hoti, anëtar.
- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, Kujtim Shala, anëtar.
- Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregullore të Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Doarsa Kica-Xhelili, zëvendëskryetare e parë.
- Komisioni për Integrimin Evropian, Jehona Lushaku-Sadriu, kryetare.
- Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Lutfi Haziri, anëtar.
- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, Hykmete Bajrami, anëtare.
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi, Tregti dhe Inovacion, Ermal Sadiku, anëtar.
- Komisioni për Mjedis, Planifikim Hapësinor, Ushqim, Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Infrastrukturë dhe Transport, Ukë Rugova, zëvendëskryetar i parë.
- Komisioni për Shëndetësi, Albena Reshitaj, anëtare.
- Komisioni për Administratë Publike, Digjitalizim, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, Armend Zemaj, anëtar.
- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Fadil Hadërgjonaj, zëvendëskryetar i parë.
- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione, Janina Ymeri, anëtare.
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike, Besian Mustafa, kryetar.
- Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Anton Quni, anëtar.
- Komisioni për Kulturë, Turizëm, Sport dhe Rini, Paris Guri, zëvendëskryetar i parë.
- Komisioni për Mirëqenie Sociale, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare, Viktimat e Dhunës Seksuale dhe Luftës dhe Persona të Pagjetur, Arben Gashi, anëtar.



