Parlajmërim per erëra të forta, KEDS u bën thirrje qytetarëve të mos afrohen pranë linjave elektrike

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) sonte më 12.11.2026 ka njoftuar se si pasojë e erërave të forta që po mbizotërojnë në vend, veçanërisht në rajonet e Pejës dhe Gjakovës, mund të ketë ndikime në infrastrukturën e rrjetit elektrik.

KEDS u ka bërë thirrje të gjithë konsumatorëve që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin afrimin pranë linjave elektrike.

“Ekipet tona janë në terren dhe po punojnë intensivisht në zonat e prekura, me qëllim të sanimit të dëmeve dhe rikthimit të furnizimit me energji elektrike sa më pare” thuhet në njoftim.

Artikuj të tjerë

Back to top button