
Sot po mbahet marshi solidarizues “UÇK është Liria Jonë”, i organizuar nga Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) – Zona Operative e Nerodimes.
Në kuadër të këtij aktiviteti, dhjetëra motoçiklistë janë nisur nga Vërmica në drejtim të Prishtinës, duke iu bashkuar marshit simbolik të solidarizimit.
Marshi po zhvillohet si pjesë e aktiviteteve të organizuara nga veteranët, ndërsa pjesëmarrësit po udhëtojnë në kolonë drejt kryeqytetit, ku pritet të vazhdojnë aktivitetet e parapara në kuadër të kësaj nisme.


