Mitrovicë: Arrestohet një person pasi dyshohet se kërcënoi prindërit e tij me vrasje

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar në Mitrovicën e Jugut, ku një çift ka denoncuar djalin e tyre për kërcënime të vazhdueshme me jetë.
Cifti, prindër të dy fëmijëve kanë kërkuar ndihmën e Policisë pasi, sipas tyre, djali i tyre rreth moshës 30 vjeçare ka ushtruar vazhdimisht dhunë psikologjike ndaj tyre.
Në dëshminë e dhënë para policisë djali kishte kërcënuar nënën dhe babain duke i kërcënuar se do i vriste.
Pas raportimit të rastit, Policia ka ndërmarrë veprimet hetimore dhe ka intervistuar të dyshuarin, ku më pas, u dërgua në mbajtje.
Rasti vazhdon të mbetet në hetim, për t’u verifikuar rrethanat e rastit.



