Mungesa e kushteve të sigurisë në punë, këto janë 13 kompanitë ndërtimore që i’u ndaluan punimet nga Inspektorati

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar përkohësisht punimet në 13 kompani të ndërtimit në Prishtinë dhe Fushë Kosovë, pas konstatimit të një sërë parregullsish që lidhen me sigurinë dhe shëndetin në punë.

Sipas Inspektoratit, këto parregullsi paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
Sipas vendimeve të inspektorëve, ndalimi do të mbetet në fuqi deri në eliminimin e mangësive të evidentuara dhe përmbushjen e kushteve të kërkuara për vazhdimin e punimeve.

Në dokumentet e inspektimit përmenden mungesa e skeleve dhe rrethojave mbrojtëse, mungesa e parmakëve në shkallë, mungesa e pajisjeve personale mbrojtëse për punëtorët, si dhe mungesa e shenjave paralajmëruese për rrezik.

Sipas Inspektoratit, këto parregullsi paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.

Kompanitë ndaj të cilave janë marrë masat janë: City Invest Group, Al Fest Shpk, Albioni Shpk, Nexhmedin Bujupi B.I., Emar Shpk, Behluli Construction, BK-Construction Shpk, Al Fest Holding Shpk, Erea Home Shpk, Kluna Bau Shpk, EB Construction, Xhevahir Group Shpk dhe Fortis Build Shpk.Inspektorati kishte bërë të ditur më herët se punimet në këto vendpunishte mund të rifillojnë vetëm pasi të eliminohen të gjitha shkeljet e konstatuara dhe të garantohen kushtet e sigurisë për punëtorët.

Artikuj të tjerë

Back to top button