Prizren: Shoferi bëri tejkalim në vijë të plotë dënohet me 200 euro gjobë dhe tre muaj ndalim i drejtimit të automjetit

Policia e Kosovës ka ndërmarrë masa ndaj një drejtuesi mjeti, pasi ky i fundit ishte denoncuar nga qytetarët përmes aplikacionit zyrtar për një shkelje të rëndë të rregullave të trafikut.

Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, ngjarja daton më 2 gusht 2026, kur përmes aplikacionit mobil u raportua një automjet që po kryente tejkalim të kolonës në rrugën rajonale Prizren-Reçan.

Pas verifikimit dhe identifikimit të plotë të kundërvajtësit, më 5 gusht 2026, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor në Prizren ka vepruar duke i shqiptuar masat ndëshkimore konform legjislacionit në fuqi. Për shkeljen e bërë, drejtuesi i mjetit është ndëshkuar me:
(gjobë prej 200 eurosh
dy pikë negative në patentë-shofer, dhe ndalim i të drejtës së drejtimit të mjetit për një periudhë prej 3 muajsh).

Policia e Kosovës ka shfrytëzuar rastin për të falënderuar qytetarët për bashkëpunimin dhe raportimin e shkeljeve, duke bërë thirrje njëkohësisht që të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion të respektojnë rregullat, të shmangin shpejtësinë e lartë dhe sjelljet e rrezikshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve

Artikuj të tjerë

Back to top button