
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë dhe do të vazhdojë të dielën në ora 10:00.
Vendimi për ndërprerjen e seancës erdhi pas zhvillimeve rreth zgjedhjes së nënkryetarëve të Kuvendit dhe mungesës së një dakordimi ndërmjet grupeve parlamentare.
LDK-ja nuk propozoi emër për nënkryetar dhe deputetët e saj lëshuan sallën.
Kryesuesja e seancës, Albulena Haxhiu, njoftoi se vazhdimi i seancës do të mbahet të dielën, në ora 10:00, ku pritet të vazhdojë shqyrtimi i pikës për zgjedhjen e nënkryetarëve të Kuvendit.
Ngërçi rreth nënkryetarëve vazhdon të mbetet pengesë për përfundimin e konstituimit të Kuvendit



