
Seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish, vetëm pak pasi kishte rifilluar.
Kryetarja e kuvendit, Albulena Haxhiu, bëri të ditur se seanca do të vazhdojë të premten, nga ora 11:00.
Gjatë seancës pati një kërkesë nga Haxhiu e cila iu drejtua deputetit serb Simiq, duke i kërkuar ta tërhiqte një deklaratë të mëhershme.
“Popull serb ka vetëm në Serbi, tërhiqeni deklaratën”, ka thënë Haxhiu.
Seanca ishte ndërprerë më herët për shkak të mosmarrëveshjeve rreth mënyrës së votimit për nënkryetarët e kuvendit.



