Në 24orët e fundit Policia e Kosovës njofton se kanë ndodhur 35 aksidente me të lënduar, dhe 51 me dëme materiale

Mos respektimi i rregullave të komunikacionit është një ndër arsyet e aksidenteve të shumta që po ndodhin çdo ditë. Një prej mënyrave të zakonshme për parandalimin e këtyre aksidenteve, është gjobitja e atyre që shkelin rregullat e trafikut.

Policia e Kosovës ka shpërndarë raportin ditor për 24 orët e fundit, duke përfshirë të dhëna për aksidentet në trafik, arrestimet dhe gjobat e shqiptuara.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është janë regjistruar aksidente me fatalitet. Gjithashtu janë shënuar 35 aksidente me të lënduar dhe 51 aksidente të tjera me dëme materiale.

Policia ka vazhduar zbatimin e rregullave të komunikacionit, duke shqiptuar gjithsej 1,716 gjoba për shkelje të normave trafiku gjatë ditës.

Gjatë kësaj periudhe, janë arrestuar 7 persona, nga të cilët 3 janë dërguar në mbajtje për hetime të mëtejshme.

Artikuj të tjerë

Back to top button