Sulmoi të dashurën në Bjeshkën e Madhe të Deçanit, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht një femër, me të cilën ishte në një lidhje.Policia e Kosovës në raportin 24 orësh njofton se rasti ka ndodhur në bjeshkë të madhe të Deçanit.
Pas intervistimit të palëve, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
29.11.2025-23:30.
Është arrestuar i dyshuari nën dyshimin se i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën me të cilën ishte në një lidhje.
“Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.



