
Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”, në Mitrovicë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Zahiti ka bërë të ditur se hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet për vdekjen e 62-vjeçarit.
“Hetuesit policorë, me autorizim të prokurorit kompetent, kanë nisur hetimet lidhur me një rast vdekjeje. Viktima, mashkull kosovar rreth 62 vjeç, është gjetur pa shenja jete në rrugën “Faruk Spahija”, në Mitrovicë.
Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar”, ka thënë Zahiti



