Nesër do të protestohet dhe në qytetin e Pejës për vrasjen e Arlinda Zekajt

Gjatë ditës së nesërme do të protestohet në qytetin e Pejës, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt nga Vitomerica e Pejës.

Sipas një njoftimi për media Iniciativa “Peja Nuk Hesht”, në bashkëpunim me QIKA-n dhe Rrjetin e Grave të Kosovës, do të organizojë protestë.

Sipas njoftimit thuhet se në këtë protestë do të kërkohet drejtësi dhe llogaridhënie institucionale lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Protesta mbahet nga ora 12:00 në sheshin ‘’Skenderbeu’’

Artikuj të tjerë

Back to top button