Neser kufizohet qarkullimi i mallrave mbi 20 tonë nē autoudhë

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit ka njoftuar se nesër do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit në autoudhë për automjetet e transportit të mallrave me masë totale mbi 20 tonë.

Sipas njoftimit, masa do të jetë në fuqi nga ora 11:00 deri në 17:30, për shkak të temperaturave të larta që parashikohet të arrijnë ose tejkalojnë 32 gradë Celsius.

Kufizimi vlen vetëm për autoudhën, ndërsa në rrugët nacionale, rajonale dhe lidhëse qarkullimi i automjeteve të rënda do të lejohet pa kufizime.Nga kjo masë përjashtohen automjetet e Policisë dhe organeve të tjera të sigurisë publike, shërbimet emergjente dhe automjetet e institucioneve shëndetësore.

Ministria u ka bërë thirrje operatorëve ekonomikë dhe drejtuesve të automjeteve të planifikojnë udhëtimet në përputhje me orarin e kufizimit dhe të respektojnë masat e përcaktuara.

Artikuj të tjerë

Back to top button