Zvicer: Arrestohen dy shtetas shqiptar dhe një zviceran, dyshohet se kultivuan mbi 1.3 hektarë “kanabis”

Policia e Lucernës ka zbuluar dhe mbyllur një operacion profesional për kultivimin e kanabisit në natyrë në zonën Rötelberg të Menznau-s, në kantonin e Lucernës

Aksioni policor është zhvilluar më 5 gusht 2026, ndërsa gjatë bastisjes janë arrestuar tre persona

Sipas policisë, personat e arrestuar janë dy shtetas shqiptarë dhe një shtetas zviceran, të moshës nga 28 deri në 42.

Aksioni policor është zhvilluar më 5 gusht 2026, ndërsa gjatë bastisjes janë arrestuar tre persona. Dy prej tyre fillimisht tentuan të largoheshin nga vendi, por u kapën me ndihmën e qenit policor “Quanto”

Në vendngjarje, autoritetet zbuluan një plantacion kanabisi me sipërfaqe rreth 1.3 hektarë, si dhe infrastrukturë të përdorur për kultivimin dhe përpunimin e bimëve.

Analizat laboratorike treguan se përmbajtja e THC-së në disa prej bimëve ishte deri në 12 herë më e lartë se kufiri i lejuar me ligj.Në lidhje me rastin janë nisur procedura ndaj gjithsej gjashtë personave. Hetimet po drejtohen nga Prokuroria Publike e Sursee-s.Autoritetet kanë theksuar se për të gjithë personat e përfshirë vlen prezumimi i pafajësisë.

Artikuj të tjerë

Back to top button