
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se moti nesër (e hënë) pritet të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët.
Sipas IHMK-së, temperaturat minimale do të lëvizin nga 6 deri në 9°C, ndërsa temperaturat maksimale nga 18 deri në 24°C.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi prej 1 deri në 4 m/s.



