
Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit Olt Haziri.
22-vjeçari ka arritur marrëveshje me klubin gjilanas dhe nga sot është pjesë e skuadrës që garon në elitën e futbollit kosovar.
Haziri luan si mbrojtës i krahut të djathtë, ndërsa mund të aktivizohet edhe në qendër të mbrojtjes, duke i ofruar trajnerit më shumë alternativa në repartin defensiv.
Gjilani synon të vazhdojë përforcimin e skuadrës, ndërsa Haziri është një nga afrimet e reja që pritet të japë kontribut në sezonin e ri.



