Osmani: Kosova i bashkohet aleatëve, dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar kundër sulmit të Iranit ndaj Izraelit.
Osmani ka thënë se Kosova i bashkohet aleatëve të saj kundër këtij sulmi.
“Kosova i bashkohet aleatëve në mbarë botën për të dënuar sulmin e Iranit kundër Izraelit. Ky përshkallëzim i madh po çon në paqëndrueshmëri të paprecedentë në rajon dhe më gjerë, me jetë të pafajshme që mbajnë peshën e saj shkatërruese. Përpjekjet për paqe duhet të mbizotërojnë”, ka shkruar Osmani në platformën X.
Ndryshe, mbrëmjen mes 13 dhe 14 prillit, Irani sulmoi Izraelin me dronë dhe raketa, në shenjë hakmarrjeje për një sulm vdekjeprurës në konsullatën e tij në Siri, më 1 prill.
Ndonëse Irani e akuzoi Izraelin për kryerjen e këtij sulmi, ky i fundit as nuk e konfirmoi, as nuk e mohoi.