
Të dielën, më 4 tetor, do të mbizotërojë mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme. Edhe për këtë ditë nuk parashihen reshje. Temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 3°C, ndërsa maksimalet nga 19 deri në 24°C.
Temperaturat më të larta priten në Prizren, Gjakovë dhe Istog, ku të dielën mund të arrijnë deri në 24°C. Në zonat më të larta, temperaturat do të jenë dukshëm më të ulëta.
IHMK vlerëson se kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të përshtatshme për aktivitete në ambiente të hapura. Mëngjeset, megjithatë, do të karakterizohen nga temperatura relativisht të ulëta.



