Partitë mund t’i shpenzojnë mbi 2 milionë euro, 1 euro për çdo votues

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur kufizimin e shpenzimeve për fushatën zgjedhore të subjekteve politike që do të marrin pjesë në zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës.
Në mbledhjen e sotme, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi vendimin sipas të cilit çdo subjekt politik mund të shpenzojë deri në 2 milion e 92 mijë e 202 euro, për fushatë, që korrespondon me 1 euro për çdo votues të regjistruar.
Ky kufizim është përcaktuar në bazë të Rregullorja Zgjedhore nr. 07/2024 dhe të dhënave nga lista preliminare e votuesve, ku numri i përgjithshëm i votuesve në Kosovë arrin në 2 milionë e 92 mijë e 202 votues.
Drejtori i Sekretariatit të KQZ-së, Besnik Buzhala, bëri të ditur se fushata zgjedhore do të zhvillohet nga 28 maji deri më 7 qershor 2026, duke përfunduar para hapjes së qendrave të votimit.
Ai theksoi se kufizimi i shpenzimeve është llogaritur në përputhje me dispozitat ligjore, konkretisht 1 euro për votues, dhe bazohet në ekstraktin e listës preliminare të votuesve të datës 30 prill 2026.
Ky vendim synon të sigurojë transparencë dhe barazi në garën zgjedhore, duke vendosur rregulla të qarta për financimin e fushatave politike.



