
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës ka vazhduar edhe këtë të mërkurë aksionin për bllokimin e hyrjes së objektit të Qeverisë së Kosovës.
Në aksionin e sotëm, përveç deputetëve të PDK-së, janë bashkuar edhe asambleistë, drejtorë dhe aktivistë të kësaj partie nga Komuna e Mitrovicës.
PDK-ja prej disa ditësh po zhvillon këtë aksion, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit dhe përfundimin e procesit të konstituimit.
Në ditët e fundit, këtyre aktiviteteve u është bashkuar edhe Aleanca, ndërsa partitë opozitare kanë kërkuar që procesi i konstituimit të rikthehet në Kuvend.
PDK-ja dhe Aleanca kanë deklaruar se do t’i vazhdojnë aksionet para objektit të Qeverisë deri në thirrjen e vazhdimit të seancës konstituive.



