Përleshje pas mosmarrëveshjes në trafik, i dyshuari e ekspozoi armën para dy personave që i sulmoi

Një mosmarrëveshje në trafik në Duhël të Suharekës përfundoi me përleshje, arrestim dhe konfiskim të një armë zjarri.Mëngjesin e së dielës, më 12.07.2026, një person dyshohet se kishte sulmuar fizikisht dy persona të tjerë pas një mosmarrëveshje trafiku, njofton Policia e Kosovës.
Përveç sulmit fizik, ai dyshohet se kishte ekspozuar edhe një armë para tyre.
Pas reagimit të policisë, tek i dyshuari është gjetur dhe pastaj konfiskuar pistoleta me një fishek. I dyshuari për këtë rast ka marrë ndihmë shëndetësore, ndërsa me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.



