Përplasen vetura me motoçikletë, një i lënduar në Vitomiricë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Vitomiricë të Pejës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka deklaruar se një person ka mbetur i lënduar, si pasojë e përplasjes së një veture me një motoçikletë.
Ai shtoi se i lënduari është dërguar në Emergjencë për tretman mjekësor.
Ndërsa njësitet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes për të shikuar rrethanat se si ka ardhur deri te aksidenti.



