Plagosje me armë zjarri në Fushë Kosovë , policia jep detaje

Një person ka mbetur sonte i plagosur në fshatin Miradi e Epërme të Fushë Kosovës, si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës Enis Pllana.
Pllana ka thënë se ngjarja ka ndodhur sonte rreth orës 21:00 dhe se personi i plagosur, është dërguar për trajtim mjekësor.
“Rreth orës 21:00, Policia ka pranuar informatën për plagosje në fshatin Miradi e Epërme në Fushë Kosovë. Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve fillestare një person ka mbetur i lënduar, që dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri. Personi i lënduar është dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që njësitet policore janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për të sqaruar rrethanat e rastit”, ka thënë Pllana.
Ndryshe mësohet se autori i rastit është nipi i viktimës, i cili për motive të panjohura ka plagosur axhën e tij



