
Policia e Kosovës ka njoftuar se më 7 gusht 2026 ka gjetur veshje dhe pajisje ushtarake të fshehura në një puset kanalizimi në Mitrovicë të Veriut.
Rasti është zbuluar rreth orës 13:30, gjatë patrullimit të zyrtarëve policorë në rrugën “Zoran Gjingjiq”.
Policët kanë vërejtur një puset të kanalizimit të hapur dhe gjatë kontrollit kanë gjetur një qese të zezë plastike.
Brenda qeses janë gjetur dhe sekuestruar:
5 kapela ushtarake të gjelbra
2 gjoksore ushtarake me nga tri vende për municion
1 rrip ushtarak
4 çanta për mbajtjen e karikatorëve;
1 çantë për radio-lidhje
2 çanta ushtarake për municion
1 palë doreza
Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka udhëzuar që për momentin të mos iniciohet rast.
Pajisjet e gjetura janë sekuestruar, ndërsa hetimet po vazhdojnë me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe identifikimit të personave që mund të jenë të përfshirë.



