
Një rast i transportit të kundërligjshëm të kafshëve është evidentuar të shtunën në fshatin Hodonoc të Kamenicës.
Sipas raportimit të Policisë, njësiti policor ka ndaluar një automjet transportues, i cili drejtohej nga një i dyshuar mashkull kosovar. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur dy viça të cilët po transportoheshin pa dokumentacionin përkatës përcjellës.
Për rastin janë njoftuar inspektorët e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), si dhe prokurori kujdestar.
Rasti, sipas Policisë, i është dorëzuar AUV-së për procedura të mëtejshme.



