Policia në Prizren ka shqiptuar 24 gjoba kundrejt drejtuesve të motoçikletave

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime operative në Prizren, në kuadër të planeve operative “Siguria në shkolla” dhe “Siguria në trafik”.


Gjatë kontrolleve të trafikut rrugor, të zhvilluara më 9 shtator, policia ka hasur në kundërvajtës të shumtë dhe ka shqiptuar 24 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave dhe trotinetëve.
Në kuadër të këtij operacioni, janë sekuestruar 14 motoçikleta dhe një trotinet.

Policia e Kosovës ka apeluar te të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e trafikut, të shmangin sjelljet e rrezikshme dhe të kontribuojnë në sigurinë e përgjithshme në rrugë.

Artikuj të tjerë

Back to top button