Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare

Fluksi i automjeteve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës është i shtuar në disa dalje nga vendi, ndërsa pritjet më të gjata janë raportuar në Muçibabë, Merdare dhe Dheu i Bardhë.

Sipas të dhënave të publikuara në mbrëmjen e së premtes, në pikën kufitare Muçibabë, pritjet për automjete në dalje arrijnë deri në 30 minuta, ndërsa kolona është rreth 250 metra.

Në Merdare, pritjet në dalje variojnë nga 20 deri në 30 minuta, me kolonë rreth 150 metra. Ndërkaq, në Dheu i Bardhë, qytetarët që po largohen nga Kosova po përballen me pritje prej rreth 20 minutash, ndërsa kolona ka arritur në rreth 200 metra.

Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet më e qetë. Në shumicën e tyre, pritjet për automjetet janë nga 3 deri në 5 minuta, ndërsa në Qafë të Morinës dhe Qafë të Prushit pritjet janë edhe më të shkurtra.

Artikuj të tjerë

Back to top button