Prokuroria Speciale: Halil Thaçi u intervistua në cilësinë e të pandehurit për “Ushtrim ndikimi”

Prokuroria Speciale e ka demantuar Halil Thaçin e Vetëvendosjes i cili tha se u intervistua në cilësi të dëshmitarit.
Prokuroria tha se Thaçi u intervistua “në cilësinë e të pandehurit,” për veprën penale “ushtrim i ndikimit.”
“Mund të konfirmojmë se H.Th., është intervistuar nga Prokuroria Speciale në cilësinë e të pandehurit, në kuadër të procedurave hetimore që kjo prokurori është duke i zhvilluar në një rast që ka të bëjë me shpronësimet në fshatin Shipitullë, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Ushtrim ndikimi”, tha zëdhënësja e PSRK-së, Arbnora Luta.


