Publikohet lista e autobusëve për “Marshin për Liri”, këto janë oraret e nisjes nga qytetet e Kosovës

Më 12 shtator, qytetarë nga qytete dhe vendbanime të ndryshme të Kosovës pritet të udhëtojnë drejt Prishtinës për të marrë pjesë në “Marshin për Liri”.

Organizatorët kanë publikuar edhe një listë me oraret e nisjes së autobusëve nga komunat e ndryshme të Kosovës, si dhe pikat përkatëse ku do të bëhet nisja.

Autobusët do të kenë destinacion Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku marshi është paralajmëruar të nisë në ora 14:00.

Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen marshit së bashku me familjarë, miq dhe bashkëqytetarë, me mesazhet “Për lirinë. Për çlirimtarët. Për UÇK-në.”

Lista e publikuar përfshin oraret e nisjes dhe vendet e grumbullimit të autobusëve nga qytetet dhe vendbanimet e ndryshme të Kosovës.

Artikuj të tjerë

Back to top button